Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka uruar komandantin Bajram Bega i cili u dekretua nga Meta si gjeneralmajor.

Xhaçka thotë se Bega drejton aktalisht strukturën e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në FA, e cila prej tetorit do të hapë për herë të parë programin bachelor në Akademinë e FA, për të rifituar rolin si një nga shtyllet e ringritjes së FA.

 

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA

Që sot, në Forcat e Armatosura një tjetër ushtarak mban gradën e lartë, gjeneralmajor.
Urimet më të mira për gjeneralmajor Bajram Begën, drejtuesin aktual të një prej strukturave më të rëndësishme të Forcave tona të Armatosura, Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Që prej Tetorit të këtij viti, kjo strukturë e drejtuar nga gjeneralmajor Bega do të hapë për herë të parë programin bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura, duke rifituar me të drejta të plota rolin e saj si një nga shtyllat e edukimit, ringritjes dhe modernizimit të FA!
#KrenariPërFA??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb