Armë në dorë e opozitës e ka cilësuar analisti Eduard Zaloshnja ligjin e dekriminalizimit pasi PD deri tani ka denoncuar 5 kryebashkiakë për të shkuar kriminale, plus Lefter Allën në një video që pretendohet se konsumon kokainë.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24 Zaloshnja ka thënë se opozita në këtë aspekt është më e kujdesshme pasi nuk është në pushtet, dhe ai që është në pushtet gjithmonë abuzon por shton se ligji i dekriminalizimit nuk mund të japë menjëherë efekt.

Ai shton se nëse dalin dhe 6 kryebashkiakë të tjerë si ata të Shkodrës, Vorës apo dhe të Vaut të Dejës, Mallakastrës, Matit, Bulqizës atëhere Rama do të paguajë kosto politike.

 

‘’Mos mendojmë që ligji mund të ç’rrënjosë një fenomen që ka fillur që në ‘97 me bandat e Vlorës, Tiranës etj, të fortët që ndihmuan politikanët për vota. Dhe tani bëhen pjesë e përbashkët, persona të tillë që bëhen kryebashkiakë apo deputetë. Këta s’mund të shkulen menjëherë dhe shumë njerëz do të kenë frikë të kandidojnë se kanë bërë më parë një vepër penale.

Gjithmonë ai që ka qenë në pushtet ka dashur të abuzojë me ligjin, pra opozita është më e kujdesshme me ligjin se nuk e ka pushtetin.

Opozitës i ka dhënë një armë në dorë ky ligj, në këtë sens do s’do ligjit do ia shohim rezultatin. Rama nëse dalin dhe nja 6 të tjerë do paguaj kosto politike. Sa më shumë raste të tilla të zbulojë opozita me median, aq më i kujdesshëm do jetë nesër Basha me Ramën. Nuk mundet sa u kalua ligji edhe të japë rezultate.’’ – tha Zaloshnja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb