TIRANE- Gazetari investigativ i emisionit “Xhungël”, Artan Hoxha deklaroi se ligji për ‘Dekriminalizimin’ nuk është i mjaftueshëm për të dekriminalizuar Kuvendin e Shqipërisë. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Hoxha pohoi se nga të dy kampet politike ka deputetë të inkriminuar, pavarësisht se emra konkretë të përfolur janë përfaqësues të maxhorancës.

“Për fat të keq, deri tani kanë deklaruar vetëm një numër shumë i vogël deputetësh të përfshirë në vepra penale, të cilët janë nga kapmi i mazhorancës. Nuk kemi nga kampi i opozitës, nga ata që janë publikuar. Por të dhënat pohojnë se ka raste përfshirë nga të dy kampet. Ky ligj shërbeu për të vërtetuar se opozita është në gjendje të ngrejë kauza dhe ti çojë akuzat deri në fund. Ky ligj nuk do shërbejë për ato që është përfolur deri tani. Ky ligj u miratua me konsensus dhe nuk është një çështje që kërkon ndërhyrje imediate. Për mua thelbësore është se sa do funksionojë ky ligj. Ky ligj nuk është i mjaftueshëm për të dekriminaliziuar Kuvendin e Shqipërisë.”, tha Hoxha.

Nga ana tjetër, Hoxha theksoi se asnjë nga deputetët e përfolur si të inkriminuar nuk ka shkuar me dhunë në Kuvend, pasi janë futur nga krerët e politikës në listat e kandidatëve. Hoxha tha se ka qenë Rama, Meta e Berisha, personat që janë marrë me listat në fjalë.

“Akuzat që Kuvendi është i kriminalizuar u ngrit nga opozita, për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve. E kemi të pranuar nga të dyja kampet se Kuvendi është i kriminalizuar. Më thoni nëse ka hyrë ndonjëri nga ata deputetë të inkriminuar me pistoletë në brez? Apo ka hyrë me zor në Parlament? Jo ata u futën në lista nga të tjerë persona. Listat i ka bërë Rama dhe Meta dhe Berisha. Këta të tre i futën njerëzit e inkriminuar në Kuvend. Këta të tre janë bërë bashkë, por tashmë nuk është Berisha, por Basha. Ligji është për ata të fundit, dhe jo për ata lartë. S’do ketë ndikim tek ata”, përfundoi fjalën e tij Hoxha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: