TIRANË- Është mbledhur sot në kryesinë e Kuvendit, komisioni i ngritur për dekriminalizimin dhe i drejtuar nga opozita. Kryetar i Komisionit, Oerd Bylykbashi tha se është kërkuar asistencë nga ndërkombëtarë dhe se tashmë pritet përgjigjja. \Në funksion të dekriminalizimit, Bylykbashi tha se është propozuar një projektligj për kandidatët në mënyrë që të pengohet kandidimi i të inkriminuarve.

“Kërkuam asistencë nga ndërkombëtarët, jemi në pritje të përgjigjes për shkresën e dërguar. Dekriminalizimi, propozuam projektligj për kandidatët. Ky ligj do pengojë kandidimin e të inkriminuarve”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi shtoi se është në pritje të përgjigjes për shkresën e dërguar në Kuvend për mos të kandiduar në zgjedhjet e 21 Qershorit persona me të kaluar kriminale.

“Sygjeroj që komisioni të iniciojë dy tryeza për çështjen e dekrimnializmit dhe tjetra zbatimi i vendimeve të Kushtetutës me ekspertë të fushave dhe institucioneve të ndryshme të drejtësisë”,-tha Bylykbashi.

Ndërkohë nga ana e mazhorancës, Taulant Balla u shpreh se disponojne emrat e 7 kandidateve tePD-se me te kaluar kriminale. Ai theksoi se rregullimet e përkohshme do bëhen në qershor, ndërsa i kërkoi PD-së të filtrojë kandidatët e saj.

“Ne kemi 7 emra të kandidaturave tuaj me të kaluar krimnale, por nuk po i them sot. Ne duam ta lexojmë projekt-ligjin dhe në një kohë urgjente të ulemi sërish të diskutojmë. Ne do shqyrtojmë propozimin e Partisë Demokratike, menjëherë. Përfitoj nga rasti që edhe koalicionit tuaj, si e ka emrin, ta konkretizojë këtë proçes me emra konkretë për të mos kandiduar elementë me rekorde kriminale. Besoj që në politikë me rëndësi është vullneti politik. Besoj se në qershor do bëhen rregullimet e përkohshme. Unë shpresoj që PD-ja do reflektojë në këtë drejtim, ne do jemi mekanizëm pozitiv”, tha Balla.

Në përgjigje Bylykbashi shtoi se, “Opozita e ka iniciuar këtë çështje e ka ngritur fort, është kauzë që do ta çojmë deri në fund”.

Deputeti Halimi u shpreh se, “Fundi i qershorit është larg, e do vini të na thoni ç’ti bëjmë kandidatit, se këtë e zgjodhi populli. Kemi propozuar një ligj, dy muaj heshtje, sikur s’ka ndodhur asgjë. Propozimi është i thjeshtë”, shtoi ai.

Deputeti Strazimiri theksoi se edhe mazhoranca e ka pranuar që ka një listë me emrat e personave që nuk janë të denjë të qëndrojnë në ato pozicione pune që kanë. “Deri dje na thoshit që kriminelë nuk kemi. Mos e quani dekriminalizimi. Sot marrim vesh lajmin e mirë që paska një listë me emra të personave që nuk qenkan të denjë që të qëndrojnë në atë pozicion që janë. Në mbledhjen e 5 konkluzioni është që kriminel paskësh pasur.”- u shpreh Strazimiri.

(m.k/ma.ar/a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb