strong>TIRANË-Kreu i PSD-së Skënder Gjinushi e cilëson si politikë në prag zgjedhjesh procesin e dekriminalizimit të prezantuar një ditë më parë nga opozita. Gjatë takimit me strukturat e kësaj partie në Lezhë Gjinushi u shpreh gjithçka është një farsë. Sipas Gjinushit prokuroria ka bërë një gabim me paraburgimin dhe se nuk paraburgosen deputetët për deklaratë të rremë. “Dekriminalizimi është një politikë në prag zgjedhjesh. Po shohin sit ë dënojnë ca ish-të dënuar. Kjo është një farsë politike. Prokuroria ka bërë një gabim për paraburgimin. Nuk paraburgoset një deputet për deklarim të rremë . Për deklarata të rreme duhet burgosur gjysma e PD-së.”- është shprehur Gjinushi.

 

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: