FIER- Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka qenë sot në Fier për një analizë pune, nga ku ka deklaruar se procesi i dekriminalizmit është në vazhdimësi. Llalla foli për një numër të madh denoncimesh nga ana e qytetarëve por tha se nuk mund të përmend emra.

“Procesi i dekriminalizimit, proces në vazhdimësi. Ka një dyndje denoncimesh nga ana e qytetarëve. Për momentin nuk mund të përmendin emra. Në përfundim të hetimit do të bëhen publike edhe emrat”, mësohet të ketë thënë Llalla.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb