TIRANE-Zbardhet projektligji i mazhorancës për largimin nga radhët e politikës të personave të inkriminuar. Propozimi për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, një pjesë e së cilit u bë publik edhe në seancën e së enjtes, ku palët dështuan të miratonin draftin e përbashkët për dekriminalizimin e Kuvendit dhe të pushtetit vendor, i lë afat kandidatëve për kryetar Bashkie dhe këshillat bashkiak, 10 majin që të vetëdeklarojnë nëse kanë qënë të dënuar ose jo.
pligj_kodi_zgjedhor_22220_1
Në propozimin e të majtëve, parashikohet që në rast se kandidatët gënjejnë ata ndiqen penalisht dhe i digjet mandati, ndërkohë përjashtohen ata që janë dënuar me 10 vite burg. Në relacion e projektligjit të propozuar nga socialisti Taulant Balla, theksohet se nisma vjen nga ndjeshmëria e opinionit publik dhe ambasadat e vendeve të huaja , ku presioni i SHBA duket se ka vënë në lëvizje mazhroancën. Krahas nismës së mazhorancës në Kuvend është depozituar edhe nisma e demokratëve, ndërkohë dy projektligjet janë futur edhe në kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit.

Por, edhe pse dy draftet në thelb duket se janë e njëjta gjë palët nuk kanë rënë ende dakort për hartimin e një nisme ligjore që do të përjashtonte nga kandidimi të inkriminuar për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Demokratët kanë akuzuar shumicën se ka kopjuar dhe ndryshuar propozimin e tyre, ndërkohë të majtët mbrohen me argumentin se opozita po mbron kandiatin e saj në Kamëz, i cili preket nga drafti i dekriminalizimit.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: