Të tjera dëshmi vijnë nga lufta që Rusia ka nisur prej disa muajsh tashmë ndaj Ukrainës. Një regjistrim audio ku bëhet thirrje për ndihmë nga ekuipazhi i anijes ruse Moskva.

Dailymail shkruan se ushtria ukrainase pretendon se ky regjistrim është para mbytjes së anijes 12,490 tonësh, në Detin e Zi. Në regjistrim dëgjohet anëtari i ekuipazhit duke thënë se anija është goditur dy herë dhe tani ajo po anon anash, duke rrezikuar të fundoset. Ndërkohë, Rusia nga ana tjetër pretendon se anija në fjalë u mbyt më 14 prill pas një shpërthimi municioni në bord.

“Komunikimi me bordin është ndërprerë, ka heshtje. Po shkon anash, po anohet. Pjerrësia është 30 gradë. Po shkon anash. Nuk ka asnjë mënyrë për të lëvizur. Ne do të përpiqemi të bëjmë një shpëtim të ekuipazhit,” dëgjohet teksa sinjalizon anëtari i ekuipazhit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: