Mjeksia ligjore konstaton se vdekja e 67 vjeçares Veronika Ramadani në Laprakë, ka ardhur për shkaqe natyrale.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se pas daljes së autopsisë, policia ka liruar edhe djalin e saj, Julian Zisi, i ndaluar menjëherë pasi nëna u gjet e pajetë në banesë.

Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ku në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë, shtetasja V. R., 67 vjeçe, ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe nga ekspertimi mjeko-ligjor ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb