Gjatë periudhës qershor-korrik 2019, Rajoni Juglindor i Shqipërisë, Korça u godit nga një seri sizmike. Seria kulmoi me një numër të lartë tërmetesh në datat 1 dhe 29 qershor 2019, teksa analiza më e fundit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) për këtë ngjarje ka evidentuar një situatë komplekse sizmike.

Sipas analizës përmbledhëse të aktivitetit sizmik në zonën e Korçës, seria sizmike zgjati nga 1 qershori me 15 korrik dhe preku gjerësisht rajonin Juglindor Korçë- Erseke të Shqipërisë, me një seri prej 465 ngjarjesh sizmike të lokalizuara ku goditja më e fortë është ajo e para me magnitude 5.3.

Seria u karakterizua nga 10 tërmete me magnitudte me të vogël se 4 dhe intensitete me të vogla se 5 ballë. Goditja kryesore u regjistrua në 1 qershor 2019 në orën 04:26. Ajo pati një magnitude lokale 5.3 të shkalles rihter dhe intensitet në epiqendër me të vogël se 7 ballë.

Efektet e kësaj goditje preken fshatrat Floq, Mollas, Butkë, Bezhan, Qafzez, Lubonjë, Nikolicë, Vodicë, Kreshovë, ku pjesa më e madhe e banesave pësuan çarje në mure dhe në suvaturë. Kjo goditje u pasua edhe nga tre tërmete të tjerë brenda dy orësh me Magnitudë, 4.9, 4.7 dhe 5.0.

Seria sizmike përvijoi me zvogëlim gradual të numrit të tërmeteve deri me 29 qershor, kur tërmete tërmete orës 13:01 shënoi një magnitudë 4.5 me një rritje të ndjeshme të aktivitetit sizmik pasues.

Nga analiza e të dhënave të përftuara evidentohet një situatë sizmikë shumë komplekse, ku prania e një sistemi shkëputjesh paralele në afërsi të thyerjes kryesore ndikon në rishpërndarjen dhe transferimin e sforcimit Teknik, duke gjeneruar një aktivitet sizmik të ngjashme me atë të tërmeteve të përbërë. Nga zgjidhja e mekanizmave vatror rezulton se thyerje tektonike që gjeneroi këtë tërmet është e tipit të thyerjes normale me një komponent të shtyrjes së djathtë.

Nga pikëpamja gjeodinamike gropa e Korçës përfaqëson një nga zonat me sizmiaktive në vend dhe është në një regjim tektonik në zgjerim.
Nga të dhënat e historike rezulton se Rajonin Korçës është prekur vazhdimisht nga tërmete të fortë, ku disa prej tyre ishin prezentë në shekullin XIX, Si:

Tërmeti 4 korrikut 1878 =7 ballë
Tërmeti 2 qershorit 1896 = 8 ballë
Gjatë shekullit të kaluar zona e Korçës është goditur nga disa tërmete:
Tërmeti 28 janarit 1931 me magnitudë 5.8
Tërmeti 26 janarit 1960 e magniturë 6.4
Tërmeti 28 gushtit 2008 me magnitudë 4.3
Nga ana analiza sizmotektonike zona e thyerjeve sizmioaktive Peshkopi -Korçë mund të gjenerojë tërmete me magnitudë maksimale 7.0./Monitor

Grafik Korca 768x409
Grafik Korca 768×409

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: