TIRANE- Mes një blloku pallatesh në zonën e Selitës, në mes të ditës kur lëvizjet e banorëve nuk mungojnë, dy persona kanë mbetur të plagosur.

Gazetari Klajdi Bodlli ka mundur të sigurojë për “BalkanWeb” pamjet e para nga vendi i ngjarjes.
PERPLASJE-ME-ARME-NE-TIRANE-PLAGOSET

Paraprakisht thuhet se dy grupe janë përfshirë në një sherr brenda një lokali, e më pas janë konfliktuar deri në përdorimin e armëve, por jashtë ambienteve të lokalit.

“BalkanWeb” mëson gjithashtu se të plagosurit janë shtetasit Gjon Pelivani 27-vjeç, i cili ka marrë një plumb në kofshë dhe Renato Hoxha 31-vjeç, i plagosur në këmbë.

Policia ka gjetur të shtrirë në vendngjarje njërin nga të plagosurit, ndërsa tjetri ishte transportuar më herët drejt spitalit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: