Mediet ndërkombëtare vijojnë të ngrenë dyshime të forta se lideri diktatorial i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, pas operacionit në zemër, ndonëse nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar.

Një foto e publikuar nga media italiane “La Stampa” shton edhe më shumë dyshimet, pasi shfaqet një person i vdekur, i cili ngjason shumë me Kim Jong un.

“La Stampa” shkruan se fotoja nuk është e verifikuar, dhe se ekziston mundësia që të jetë një person mjaft i ngjashëm me liderin korean.

““Kim Jong Un ka vdekur”. Kjo është ajo që do të tregonte një imazh që po qarkullon në disa media aziatike, të cilën La Stampa nuk ka pasur mundësinë ta verifikojë drejtpërdrejt. Trupi i pajetë i një njeriu, i cili duket se është udhëheqësi i ri, shihet i shtrirë dhe mbuluar nga një leckë e kuqe dhe me sytë e tij të mbyllur”, shkruan “La Stampa”.

Opera Snapshot 2020 04 26 165420 Ballkani.info
Opera Snapshot 2020 04 26 165420 Ballkani.info
La Stampa
La Stampa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb