Ky që shihni në foto është 50-vjeçari Bujar Çela, taksisti i ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Bradashesh, pak pasi ishte ulur të pinte kafen e mëngjesit. Fototn e ka siguruar për “BalkanWeb” gazetarja Klodiana Lala.

Kater autorë të maskuar kanë qëlluar me pistoletë njëkohësisht me breshëri ndaj Bujar Çelës, që rezulton të jetë vëllai i të shumëkërkuarit Talo çela, një prej grabitësve të bujshëm në pistën e aeroportit të Rinasit.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Elbasan/ Informacion paraprak Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë . Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb