Personi që shihni në foto është Bukurosh Zagradi, polici që u plagos sot më thikë në qendër të Peshkopisë nga fqinjët e tij. “BalkanWeb” ka siguruar foton e 55-vjeçarit, i cili pas një sherri për motive pronësie, për një gardh, është goditur disa herë me thikë nga babë e bir, duke i shkaktuar plagë të mëdha.

Aktualisht polici ndodhet në spitalin e Peshkopisë, ku iu nënshtrua një operacioni, ndërsa ende nuk dihet nëse ai ka kaluar rrezikun për jetën.

Polici Bukurosh Zagradi
Polici Bukurosh Zagradi

Ndërkohë, për ngjarjen në fjalë u arrestua vetëm fqinji i tij, shtetasi me inicialet R.M., ndërsa i biri i tij, A.M., është shpallur në kërkim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb