Zjarri që shpërtheu paraditen e sotme në zonën e Varybobi ka dalë jashtë kontrollit duke bllokuar qytetarë dhe zjarrfikës.

 

Një operacion shpëtimi me helikopter ruse Beriev 200 është ngritur për momentin të cilët po bëjnë të mundur largimin e tyre nga zona e rrezikut.

Verr

ERT foli edhe për të bllokuarit, duke transmetuar se ata janë në vende të shpërndara ku janë pranë flakëve. Autoritetet arritën të largojnë tre persona ndërsa përpiqeshin të bënin të njëjtën gjë për një grua.

Flakët kanë bllokuar sërish qarkullimin nga Athinë-Lamia.

Ndërkohë menjëherë pas kësaj situatë  kryeministri Kyriakos Mitsotakis  po udhëton drejt zonës së rrezikut për të marrë pjesë në planifikimin e reagimit ndaj zjarrit të madh që po digjet në Varybobi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb