Pas Durrësit edhe Dega e PD Rrogozhinë ka finalizuar procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryetar Bashkie. Pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëve, mbrëmjen e sotme Kryesia e Degës se PD Rrogozhinë ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie. Sipas burimeve në PD, Ferdinand Saraçi është emri i propozuar nga demokratët e Rrogozhinës.

Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendrore në një vendimmarrje të Kryesisë së Degës. Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partisë dhe Kryesitë e Degëve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së nesërme. Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb