Mund të jetë fjala e fundit e një makine SUV, por ende nuk është për shitje Mercedes ka mungesë të makinave, që janë për të gjitha terrenet, pasi GLA SUV dhe G-Class nuk po i përmbushin kërkesat. Deri më tani është lansuar E-Class me platformë të ngritur, me mundësi të lëvizë edhe nëpër shtigje të vështira. Por, si një prodhues i njohur për ofrimin e kushteve specifike për secilën nevojë, Mercedes ka vendosur të plotësojë pritshmërinë me E-Class All-Terrain 4×4.

Deri më tani, është ditur se po punohet në këtë SUV, por nuk janë dhënë të dhëna adekuate, që tregojnë se çfarë saktësisht ofron. Madje, nuk është parë në ndonjë testim në rrugë, duke e bërë rastin edhe më misterioz.

Së fundmi, Mercedes e ka lansuar një video, që tregon sipërfaqësisht për këtë prototip, që ende nuk është në shitje, sepse po punohet në të.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: