Avioni privat i Elvis Presley-t do të nxirret në ankand më 27 maj, pas qëndrimit prej më shumë se 30 vitesh në Roswell të Nju Meksikos.

“Lockeheed JetStarOne” i vitit 1961, të cilit i referohen edhe si “avioni i humbur”, pritet të shitet për 2-3.5 milionë dollarë, shkruan Mail Online.

Avioni është një nga tre të cilët posedonte Mbreti i muzikës Rock n Roll përgjatë jetës së tij, por ky ishte i veçantë për të pasi e kishte në pronësi bashkë me babain e tij, Vernon Presley.

“Ky avion nuk është përdorur më që pas ndarjes nga jeta e Elvis, dhe madje as nuk është restauruar,” thonë përgjgjësit.  “Pjesa e brendshme ishte e dizajnuar në bazë të preferencave të këngëtarit, ka pjesë prej druri dhe ari”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb