Një Mercedes i vitit 1939 që është porositur dhe përdorur nga Adolf Hitleri deri në vitin 1945 do të dalë në ankand në 17 janar. Sipas organizatës “Worldwide Auctioners” ofertat do të bëhen në Arizona. Njihet si makina e katërt e Hitlerit dhe u vonua 11 muaj, derisa mbërriti në duart e nazistëve, pavarsisht urgjencës më të cilën ishte krijuar u dorëzua në shtator të 1938.

Në vitin 1940, mercedezi ishte automjeti me të cilin u prit diktatori fashist Italian, Benito Musolini në një vizitë shtetërore. Përdorimi i këtij automjeti është i panjohur, por nga fundi i konfliktit kaloi në duar të amerikanëve dhe u përdor nga forcat ushtarake amerikane që gjendeshin në Lë Havre, Francë.

Më vonë kaloi në duart e një prodhuesi cigaresh belg në 1946 dhe më pas iu shit për 1800 dollarë një tjetër sipërmarrësi të industrisë së duhanit, resident në Tennessee, Tom Austin-it, i cili ia dhuroi automjetin një shoqate lokale të veteranëve të luftës që u përdor për shumë vite, për të mbetur paskëtaj në një garazh deri në vitin 1976.

Sipas organizatës “Grosser” është një mjet shumë i shtrenjtë, i bërë me porosi, i fortë dhe i punuar me dorë, është shitur gjithandej dhe e kalon shpejtësinë 160 km/h. U zbulua dhe u restaurua nga një sipërmarrës koleksionist. Super mercedezi i kishte tejkaluar 33 000 km dhe u ekspozua në muzeun e automjeteve të vjetra historike në Chicago, vlera e të cilit arrin në 1 milion dollarë. Kompania gjermane e automobilave prodhoi 88 ekzemplarë të këtij super mercedezi me 5 marshe para se të anulonte programin në vitin 1943, dy vite para se të binte regjimi nazist. /Bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb