Taylor Swift i bën një dhuratë për Krishtlindje fansave të saj dhe vetes, për ditëlindjen e saj të 31, që e ka në 13 dhjetor. Ylli i pop-it ka njoftuar në Instagram daljen e papritur të albumit të saj të ri (i dyti në 6 muaj), “Evermore”, konsideruar si një album binjak i ‘folklore’, një disk i publikuar disa muaj më parë.

E inspiruar dhe shumë produktive në kohë pandemie Smift ka njoftuar edhe këngën ‘Willow’ me një video, që do të prezantohet nga vetë këngëtarja në Youtube gjatë një Q&A me fansat e saj.

“Jam krenare’, ka shkruar Taylor në rrjetin social, “që albumi im i nëntë dhe motra e Folklore do të dalë në mesnatë. Kam qenë shumë e lumtur t’i shkruaj këto këngë me Aaron Dessner, Jack Antonoff, WB, dhe Justin Vernon. Këtë herë kemi vendosur të shtojmë edhe disa persona të rinj në tryezën tonë’, mes të cilëve trion rock të femrave Haim.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb