TIRANE-Nuk ka më asnjë dyshim. Personi që u gjet i djegur brenda makinës në Fushë-Krujë është 57-vjeçari kosovar Xhavit Osmani. Këtë e vërteton analiza e ADN-së, përgjigjja e së cilës ka dalë sot, siç raporton për “BalkanWeb” gazetari Klajdi Bodlli.

Sipas përgjigjes përfundimtare të ekspertizës mjeko-ligjore, kosovari nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrrisë është djegur i gjallë.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore vërtetohet se autorët e kanë lidhur me litar dhe e lyen me benzine 57-vjecarin dhe me pas e dogjën. Osmani ka vdekur pak minuta pasi iu vu flaka dhe në fillim i janë bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
Xhavit Osmani
Policia po heton në dy pista hetimi siç është ajo e pasionit, pra lidhja me një femër ne Shqipëri dhe konfliktet e pronësisë për një biznes.

Ekspertiza vërteton se 57-vjecari nuk është qëlluar me arme zjarri, por është torturuar para se ta digjnin të gjallë. Shtetasi kosovar kishte hyrë me mjetin e tij tip “Volkswagen Touran” me targa 02960SN në Shqipëri pesë ditë para se të gjendej i vdekur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: