Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, është shprehur i zhgënjyer me nivelin e arbitrimit në ndeshjen çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Kampionët e Italisë arritën që të shfaqin një performancë të shkëlqyer në ndeshjen e kthimit duke shënua tre gola. Por, një penallti nga gjyqtari anglez Oliver, i dha mundësinë Ronaldos të shënonte gol teksa Buffon ishte përjashtuar nga takimi me karton të kuq për protesta.

“Fjalë me vend ato të Agnellit. Nëse Lazio kualifikohet për gjysëmfinalet e të Ligës së Evropës do të bënte që ky vit të jetë i mirë për kampionatin itailan”. Më dhemb ta shoh Juven të eleminuar, sidomos me mënryën se si ndodhi. Por, nuk mund të ndryshojmë rezultatin. Penalltia ka mundur të shkojë edhe në drejtim të kundërt. Nuk them se nuk ishte penallti, por kam parë penallti të dhëna edhe për incidente më të lehta se ky. Mendoj se kartoni i kuq ishte problemi. Buffon nuk duhej të përjashtohej”, deklaroi Del Piero pas ndeshjes.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: