Alessandro Del Piero, ikona e Juventusit nuk ka qenë aspak mikpritës me Paul Pogba, pasi është shprehur se ai nuk është ende një lojtar i kompletuar. Sipas Del Pieros, Pogba nuk është ende në kushtet për të mbajtur fanellën me numrin 10.

Francezi bartë numrin 10 te Kampioni i Italisë, të cilin më parë e kishin bartur emra të mëdhenj si: Michel Platini, Roberto Baggio, Del Piero dhe së fundi Carlos Tevez.

“Kur ne mendojmë numrit 10 të Juventusit, ne imagjinojmë një lojtar të kompletuar”, ka thënë Del Piero për Sky Sport Italia. “Por sot, Pogba nuk është ende – ai është një numër jo tipik 10. Ju duhet të jepni atij pak kohë të rritet edhe më shumë.”, ka theksuar ish sulmuesi i Italisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: