Një hotel në qendër të Selanikut u karantinua , pasi u zbulua një rast me koronavirus.

Më konkretisht, një emigrant që jetonte atje u konstatua se ishte pozitiv për virusi, dhe sipas asaj që transmeton Mega, nga sot për 14 ditë, punonjësit e hotelit dhe ata që qëndrojnë në të, do të jenë në karantinë, sipas udhëzimeve të EODY.

Nga ora 6 e mëngjesit, forcat e policisë janë jashtë hotelit dhe monitorojnë respektimin e karantinës, duke ndaluar hyrjen dhe daljen.

Sipas informacionit, hoteli kohët e fundit ka pritur disa refugjatë dhe emigrantë që kishin sëmundje të ndryshme dhe nuk mund të qëndronin në strukturat e akomodimit.

Ndërkohë pasditen e sotme u shënua dhe një tjetër vdekje nga koronavirusi, duke e çuar kështu në 212 numrin e të vdekurve.

Sipas informacioneve, viktima e fundit e koronavirusit në Greqi është një grua 90-vjeçare, e cila u trajtua në Spitalin e Përgjithshëm të Alexandroupolis.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: