Koronavirusi po përhapjet frikshëm në vendin tonë, ku ditët e fundit kemi një rritje të madhe të numrit të të infektuarve.

Mësohet se është infektuar me virusin e rëndë edhe një oficer policie i Policisë së Elbasanit.

Prej më shumë se një jave, kurba e infektimeve në vend ka shënuar një rritje alarmante, ku gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan pozitivë 66 persona.

Ndërkohë, shifra rekord u regjistrua dy ditë më parë, ku pozitivë dolën 82 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb