Një grua që rezultoi pozitive për COVID-19 gjatë një fluturimi u izolua për pesë orë në tualetin e avionit për të mbrojtur pasagjerët e tjerë.

Mësuesja e shkollës së Michigan, Marisa Fotieo po udhëtonte nga Çikago në Reykjavik, Islandë kur nisi të kishte dhimbje fyti.

Ajo bëri një test të shpejtë të cilin e kishte me vete dhe brenda pak sekondave ajo doli pozitive.

Fotieo vendosi për të mbrojtur 150 pasagjerët dhe ekuipazhin e avionit, duke u mbyllur në tualet për pjesën tjetër të udhëtimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: