Forcat izraelite të sigurisë kanë kryer “vrasje të shumta” gjatë 2020-tës,  duke qëlluar për vdekje të paktën 27 palestinezë nëpër territoret e okupuara palestineze dhe në Izrael, sipas grupit izraelit të të drejtave B’Tselem.

“Gjatë vitit 2020, forcat izraelite të sigurisë vranë 27 palestinezë, shtatë prej tyre të mitur: një në Rripin e Gazës, 23 në Bregun Perëndimor [përfshirë Jeruzalemin Lindor] dhe tre brenda Izraelit”, tha B’Tselem, raporton Al Jazeera, shkruajnë mediat e huaja.

Në të paktën 11 nga 16 vrasjet e hetuara nga B’Tselem në Bregun Perëndimor të okupuar, palestinezët “nuk përbënin kërcënim për jetën e forcave” ose ndonjë personi tjetër në kohën që u qëlluan.

Disa nga shembujt e theksuar në raport përfshinë vrasjen e Iyad Hallaç, një palestinez 32-vjeçar autik i cili ndoqi dhe punoi në një shkollë për njerëzit me nevoja të veçanta në Qytetin e Vjetër të okupuar të Jeruzalemit.

Grupi tha se dokumentoi 248 sulme të kryera nga kolonët e paligjshëm izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor vitin e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb