GREQI

Mediat greke ProtoThema ka siguruar raportin mjekoligjor të vdekjes së ish-ministrit grek Syfis Valyrakis i cili javë më parë ndërroi jetë tragjikisht pasi kishte dalë për peshkim.

Në raport thuhet se fytyra i është goditur nga helika duke i shkaktuar dy prej plagëve, por pritet të shihet se me çfarë janë dëmtuar organet e tjera që i kanë sjellë vdekjen. Për këtë do të bëhet një raport shtesë.

Familja e Valyrakis që ka dyshuar që në fillim për shkaqet e vdekjes së ish-ministri e ka konsideruar këtë si një përmbysje të çështjes dhe e konsideron tashmë veprim kriminal.

Valyrakis i cili ka qenë ministër i Rendit në Greqi u gjet pa jetë afër varkës së tij të peshkimit në ishullin e Eretrias. Fillimisht u dyshua se ai kishtë rrëshkitur nga varka, ose ishte goditur nga një varkë tjetër, dhe ishte helika e varkës së tij që e kishte goditur në kokë.

Familja e tij këmbëngul edhe sot që ai është goditur nga një varkë tjetër që e ka goditur dhe vrarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb