Detaje të reja kanë dalë në ndritë nga ngjarja që tronditi Greqinë para disa javësh, ku e vrarë mbeti 20-vjeçarja britanike Caroline.

Mediat e huaja shkruajnë se raundi i parë i analizave të ADN-së të marrë nga thonjtë viktimës, kanë përfunduar pa asnjë rezultat.

Po ashtu, kamerat e sigurisë, deri më tani, nuk kanë mundur të gjejnë asnjë automjet e të cilën janë arratisur tre autorët, e kjo e bën më të vështirë gjetjen e tyre.

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Greqinë para pak javësh dhe mbeti e vrarë 20-vjeçarja Caroline. Sipas mediave greke raundi i parë i analizave të ADN-së ka përfunduar pas asnjë rezultat, kjo pasi në thonjtë e viktimës nuk është gjetur asnjë gjurmë ADN-je.

Sakaq edhe shenjat e gishtave të pilotit të gjetura në shiritin izolues janë të justifikuara, pasi siç edhe ai vetë ka deklaruar, autorët nuk kanë patur shirit me vete dhe ua kishte dhënë ai atyre.

Në këtë mënyrë, policia është rikthyer edhe njëherë në vendin e ngjarjes për të zbuluar më shumë në lidhje me këtë vrasje e cila është plot detaje të pazbuluara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: