Ka dalë përgjigjja e testit të koronavirusit për Presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili ka rezultuar pozitiv.

Këtë e bëri të ditur vetë Bolsonaro, i cili do të ndjehej keq pas një feste në shtëpinë e ambasadorit Amerikan.

Presidenti Bolsonaro kishte pranuar publikisht se ishte me simptomat e koronavirusit, ndaj dhe i ishte nënshtruar testit të COVID, prej ku ka rezultuar pozitiv. Bolsonaro e ka minimizuar situatën duke e përcaktuar koronavirusin pak më shumë se një “grip”.

Vetëm tre ditë më parë, presidenti kundërshtoi një projekt-ligj që impononte përdorimin e maskave në burg dhe në strukturat e mirëqenies sociale, duke vendosur kufij të ndryshëm në rregullat e reja.

Javët e fundit ai u shfaq në protestat anti-karantinë dhe u përplas me guvernatorët e shteteve që kanë marrë masa të bllokimit dhe izolimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb