Vazhdon sot në Gjykatën Speciale procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i njohur me nofkën “Cali”.

Procesi gjyqësor ndaj Mustafës do të vazhdojë nga ora 09:30 dhe do të zgjasë deri në orën 16.00.
Më 5 tetor ka përfunduar dëshminë dëshmitari i tretë në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Në seancën e javës së kaluar, dëshmitari gjatë deklarimit të tij, ka thënë se pasojat e asaj që i ka përjetuar gjatë luftës, vazhdon t’i ketë edhe sot. Sot do të vazhdojë dëshmia e dëshmitarit të katërt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: