Mediat greke kanë nxjerrë momentet e fundit të George Monogyios, vëllai i deputetes së PD- së në Greqi, Katerina Monogyou.

Ai humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident automobilistik, pasi mjeti doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë.

Bashkëshortja e viktimës, Athena Kontopanou po lufton në spital për mbijetesë.

Nëna e dy fëmijëve, ka fraktura të shumta në gjymtyrët e poshtme, të cilat vlerësohet se kërkojnë një sërë operacionesh ortopedike. Ajo pritet t’i nënshtrohet operacionit të parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb