KOSOVE

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK – PSD Dardan Molliqaj ka reaguar, menjëherë pasi në media janë publikuar pamje të rrahjes mes tij dhe analistit Haki Abazi.

Molliqaj deklaron se siç shihet nga pamjet, Abazi është i pari që sulmon dhe pastaj dalin e viktimizohen. Sipas tij, po mbron të vërtetën deri në fund dhe se do e mbrojë.

Postimi i Dardan Molliqajt:

Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet.

Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës.

Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima.

Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem.

Luftoj për atë që besoj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb