Pas fotove të publikuara nga BalkanWeb, ku tregohesh një kantier ndërtiminë Parkun Arkeologjik të Butrintit, një video e siguruar nga SarandaWeb, tregon më qartë se çfarë po ndodh aty.

BalkanWeb arriti të sigurojë disa foto nga punimet që po bëhen në akropolin e qytetit pranë Kullës veneciane, ndërsa në video mund të shihet qartë se si disa persona punojnë në qetësi. Rreth e përqark zonës së gjelbër janë shkarkuar edhe tulla, ç’ka të lë të kuptosh se do të ngrihet një mur.

Punëtorët i janë shmangur interesimit të gazetarëve, kur i pyesin se çfarë po ndërtojnë aty.

Për ndërtimin në fjalë ka reaguar edhe Ministria e Kulturës, duke thënë se është një strukturë e përkohshme, madje sipas parametrave të parashikuara nga konventat e UNESCO-s dhe Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

“Në Parkun Kombëtar të Butrintit nuk janë duke u kryer gërmime apo ndërtime të reja por në bazë të vendimeve ligjore dhe teknike janë duke u përshtatur objektet ekzistuese me qëllim përdorimin e tyre për kryerjen e shërbimeve të standardizuara brenda Parkut Kombëtar të Butrintit. Asnjë godinë e re nuk ndërtohet në Parkun Kombëtar të Butrintit por është duke u kryer përshtatja e ambienteve ekzistuese me struktura të përkohshme dhe në përputhje me të gjithë parametrat e parashikuara nga konventat e UNESCO-s, thuhet në deklaratë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: