GJERMANI

Dy persona janë raportuar të vdekur pas një sulmi me automatik dhe granata jashtë një sinagoge në qytetin Halle të Gjermanisë. Agresori ka qëlluar disa herë me automatik, duke vrarë në grua dhe një burrë e duke plagosur shumë të tjerë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dëshmitarët tregojnë se personat me uniformë kamuflazhi qëlluan me armë automatike dhe më pas hodhën një granatë në drejtim të varrezave hebraike. Kjo është videoja e sulmit në të cilën shihet një person që qëllon me automatik.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit, por është kapur nga forcat e policisë. Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, policia u ka bërë thirrje banorëve të kësaj zone të “jenë të vëmendshëm”, pasi nuk është bërë e qartë nëse ka më shumë se një sulmues.

Aktualisht nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë. Sot për këtë qytet ka qenë një ditë e shenjtë, pasi është festa e Yom Kippur (festë hebreje), një ditë pushimi, agjërimi dhe lutje, që cilësohet si dita më e shenjtë e vitit për hebrenjtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb