Ish-deputetja e LSDM-së, tani e punësuar në MPB, Marinela Tusheva, në profilin e saj në “Facebook” ka publikuar video, ku shihet se si digjen makinat e babait dhe vëllait të saj.

Tusheva mes tjerash në mbishkrim shkruan “Ujku qimen e ndërron por jo edhe zakonin”. Ndryshe, pesë automjete janë djegur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shtipit.Tre prej të cilave janë djegur plotësisht ndërsa dy të tjera pjesërisht.

Në mesin e automjeteve të djegura plotësisht ishin dy makinat e familjes Tushev. Njëra makinë nën pronësi të Nikolla Tuhevit, ish-kreut të degës së LSDM-së në Shtip ndërsa makina tjetër e babait të tij, Mite Tushev.

Sipas Nikolla Tushevit, automjetet ishin të parkuara në vende të ndryshme parkimi, ndërsa dyshohet se makinat janë djegur me koktej molotovi.

Ish-deputetja Marinela Tusheva është e martuar me Bojan Mariçiç, këshilltarin e kryeministrit Zoran Zaev.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb