Gazetari i News24, Enver Doçi, ka rënë pre e dhunës nga forcat RENEA, gjatë procesit zgjedhor në Dibër.

“BalkanWeb” ka siguruar videon nga Dibra, që tregon momentin kur policia i vërsulet gazetarit Doçi, i cili ka qenë duke filmuar me telefon momentin e arrestimit të disa personave.

Siç mund ta shihni edhe në video, policët kanë harruar për një çast të arrestuarit, duke dhunuar në mënyrë të turpshme gazetarin e News24.

Ky i fundit ka qenë shumë pranë makinës së forcave RENEA, në momentin që është sulmuar prej tyre. Në një lidhje pak më parë për News24, Doçi tha se është goditur me tytën e automatikut dhe me karikator, si dhe i është thyer telefoni e karta e gazetarit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb