Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka një thirrje për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Përmes një postimi në ‘Twitter’ ONM i bën thirrje prokurorëve shqiptarë që të aplikojnë si anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas këtij institucioni, KKP luan rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë, për të çuar vendin drejt BE.

“Thirrje prokurorëve nga ?? #Shqipëria në nivel apeli: Shfrytëzojeni mundësinë dhe aplikoni për pozicionet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë! Këshilli luan një rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe në çuarjen përpara të integrimit të vendit tuaj në ?? #BE!”, thotë Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb