PRISHTINE – Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli e konsideron të tepruar numrin e zyrtarëve që udhëtuan drejt SHBA-së, si pjesë e delegacionit kosovar në OKB.

Në një status në faqen e tij në “Facebook”, Pacolli shkruan se arsyeja kryesore për 99 përqind të këtij delegacioni është vetëm shëtitja me paratë e qytetarëve, ndërsa efektiviteti për punët e shtetit do të jetë minimal.

“Sot lexova dhe e verifikova se në Nju Jork udhëtojnë hiq më pak se 25 veta, pa i llogaritur truprojat dhe bartësit e qantave. Pjesë e delegacionit ishte edhe Presidentja dhe Kryeministri. Mrekulli që edhe kryeparlamentari nuk paska udhëtuar.
Kosovarët tani do të rrinë para televizioneve që ti shohin liderët e vet në foltoren e OKB-së duke i adresuar fjalimet e tyre… Shakatë anash, sinqerisht të ju them, kjo është e tepruar duke pasur parasysh se arsyeja kryesore për 99 përqind të këtij delegacioni është vetëm shetitja me paratë e qytetarëve, ndërsa efektiviteti për punët e shtetit do të jetë minimal. Edhe unë, gjatë mandatit tim si deputet dhe më vonë si qeveritar kam udhëtuar në këtë vend. Por unë jam kujdesur që ato shpenzime ti bartë personalisht dhe jo në kurriz të buxhetit. Për më tepër puna ime ka qenë efektive dhe frytet e saj kanë ardhur qoftë nëpërmjet njohjeve të menjëhershme për Kosovën, qoftë me nisjen e kontakteve me shtetet që hezitonin ta bënin atë.
Do të mjaftonte që në SHBA, Kosova të përfaqësohej vetëm ministri i punëve të jashtme me një ndihmës, por sic duket ata mendojnë se qdo gjë në Kosovë është në rregull dhe tash duhet ti mësyhet Nju Jorkut.”- shkruan Pacolli.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb