Një delegacion izraelit i sigurisë sot është nisur për në vendpushimin Sharm el-Sheikh në Detin e Kuq, Egjipt, për bisedime mbi rinisjen e fluturimeve direkte midis Tel Avivit dhe qytetit turistik.

“Delegacioni përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë Kombëtare dhe agjencive tjera të sigurisë”, tha televizioni shtetëror izraelit.

Nuk ka asnjë prononcim nga autoritetet egjiptiane për vizitën.

Fluturimet midis Izraelit dhe Gadishullit Sinai të Egjiptit u pezulluan që nga viti i kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mijëra turistë izraelitë dynden në Sinai çdo vit, veçanërisht në qytetin Sharm el-Sheikh.

Në mars, qeveria izraelite rihapi kalimin kufitar Taba midis Izraelit dhe Egjiptit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb