Presidenca ka reaguar pas lajmit për ardhjen e një delegacioni nga Komisioni i Venecias në Shqipëri në fillim të shkurtit.

Në një postim në “Facebook”, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi shkruan se Venecia është gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri!

Tedi Blushi Fb
Tedi Blushi Fb

“Balkaneb” raportoi se Komisioni i Venecias do të jetë në Tiranë në fillim të muajit shkurt ku do të takojë autoritetet shqiptare. Vizita vjen pas kërkesës së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi më 30 dhjetor ku kërkonte një opinion mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb