Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë po merr pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së e cila po zhvillon punimet në Britaninë e Madhe.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i këtij delegacioni Damian Gjiknuri, bën me dije se ka zhvilluar edhe një takim me Sekretarin e Përgjithshëm Roberto Montella.

Ai thekson se fokusi i punimeve të Asamblesë Parlamentare janë rezolutat për dënimin e agresionit rus në Ukrainë dhe çështjet e forcimit të sigurisë në hapësirën e vendeve anëtare të OSBE.

“Në cilësinë e Kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë mora pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së e cila po zhvillon punimet në Birmingam. Fokusi i mbledhjes rezolutat për dënimin e agresionit rus në Ukrainë dhe çështjet e forcimit të sigurisë në hapësirën e vendeve anëtare të OSBE. Gjatë punimeve pata kënaqësinë të takoj Sekretarin e Përgjithshëm Roberto Montella si dhe kryesuesit e delegacioneve nga vende të tjera me të cilët diskutuam forcimin e bashkëpunimit dypalësh”, shkruan Gjiknuri.

289959076 579718000190256 5610580459019410111 N

 

291797635 579717966856926 3128259356727448230 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb