Sokol Kushta, ish futbollisti i famshëm i Kombëtares, me anë të një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, ka prekur çështjen më të nxehtë, atë të trajnerit Edy Reja.

Ish sulmuesi vlonjat ka shpërthyer në akuza ndaj italianit, ndërsa ka dhe një apel për presidentin Armand Duka:

Kushta
Kushta

Mbas shiut thonë del dielli…Do presim të shikojmë reagimin e presidencës si do veprojë me zgjedhjen e trajnerit te ri..Por ne duhet të heqim dorë nga këta trajner delirante ..prepotente. cinik..dhe intrigante..ky trainer që në asnjë ndeshje nuk mori përsipër një herë të vetme mbi shpatulla gabimin e tijë, por e delegojë mbi të tjerët mbi lojtarët ,mbi barin e fushës ,mbi arbitrin por asnjëherë mbi vete ..tregon mungesë të theksuar karakteri dhe në këtë moshë që është….dhe si i pacipë pret që të vendosi presidenti për kontratën e re.. Presidenca duhet te zgjedhi një njeri punëtor..me karakter..luftarak..te respektoj popullin dhe mentalitetin shqipëtar..psh. ka trainer si Gatuzo..qe kur vajti në Greqi pagojë me lekët e tij rrogat e lojtarëve . I mbështeti dhe i doli në krahëne çdo momente .një njeri me zemër dhe me emër të madhe..qe do punën..prandaj duhet t’a shikoj mirë ke trainer do zgjedhim,se elementi dhe talenti në këta djem nuk na mungon..qe sa me shpejt ata tifoza që i kethyhen kurrizin dje ,te rikethehen sa më shpejtë me lojtarët tanë..

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb