Ekziston një konkurrencë e fortë dhe shumë pak fitim në ekosistemin Android, dhe nuk është çudi të mësojmë se Dell po planifikon të distancohet nga biznesi Android për tu përqendruar në kompjuterat dhe 2n1 me sistem operativ Windows.

Sipas The verge, për kompaninë garancia e tabletëve Android si linja Venue do të vijojë të jetë e vlefshme por nuk do të shesë e as zhvillojë produkte të reja si dhe do të ndalojë së përditësuari paisjet aktuale. Kjo do të thotë se nuk ka më përditësime për tabletin e shkëlqyer Venue 8  7000.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e strategjisë së Dell për të zhvendosur fokusin nga tregu i tabletëve në favor të hibridë 2n1 ku si pikë referimi padyshim janë modelet Surface të Microsoft. Windows ngelet një opsion i rëndësishëm për tabletët e shoqëruar nga një tastierë fizike duke qenë se ofron një gamë të gjërë aplikacionesh profesionale dhe është terësisht i adoptueshëm për bizneset ku këta të fundit duket të jenë shënjestra e re e Dell.

Dell ka dalë kundër produkteve të reja të Apple për IT Administratorët dhe CIO duke thënë se kompania duhet të bëjë më shumë sesa të shtojë fjalën “Pro” pas emërtimit iPad që të tërheqë vëmendjen e tyre.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Dell i ka kthyer shpinën biznesit Android. Afro një dekadë më parë kompania tërhoqi nga shitjet telefonët dhe tabletët 5,7 dhe 10 inç sepse fitim ishte i ulët.

(d.d/pcw/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: