Komiteti i Ekspertëve është mbledhur sërish këtë të enjte, ku konfirmoi praninë e variantit Omicron në vendin tonë.

Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini, tha se edhe pse ky variant i virusit është konfirmuar në vend, aktualisht, vijon të jetë dominant varianti tjetër, Delta. Sipas saj, ka rënia në incidencën 2 javore dhe 1 javore të rasteve. Tomini bëri apel më tej që të respektohen masat e vendosura si dhe të përshpejtohet procesi i vaksinimit për të rritur imunitetin e popullatës.

“Mbizotëron varianti delta pavarësisht konfirmimit të rastit Omicron. Kemi rënie të rezidencës për 100 mijë banorë dhe në incidencën 1 javore kemi rënie përsëri. Sa i përket numrit të rasteve jemi në nivelin e 284 rasteve ditore. Ne po monitorojmë hospitalizimet, e ndërkohë theksohet se kemi qëndrueshmëri të rasteve të hospitalizuara. Mbani parasysh vendosjen e maskave, mbrojtje e higjienës dhe mos grumbullimin e njerëzve. Pra shprehim për të gjithë qytetarët që të vijojnë procesin e vaksinimit dhe të imunizohet”, tha Tomini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb