DELVINË- Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm me armë zjarri në Delvinë. Ngjarja ndodhi në Tatzat, ndërsa Emro Çela është qëlluar me armë në banesën e nënës së tij.

Ai është dërguar në Spitalin e Sarandës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve, 51-vjeçari ka dëmtime të rënda në dorë. Pas marrjes së mjekimit në Sarandë, mjekët e kanë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Vetë Çela ka pohuar për policinë e Sarandës dhe mjekët se nuk e ka di se kush e ka qëlluar.

“Isha në shtëpinë e nënës sime, por nuk e di kush më qëlloi”, ka thënë 51-vjeçari. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dyshohet se i plagosuri ka dijeni për autorin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: