DELVINË- Gjendet i vdekur një bari në malin e Pigadhes në Delvinë. Viktima është identifikuar si E. Nora, 34 vjeç. Paraprakisht dyshohet se bariu është vrarë më armë zjarri. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, në trupin e tij janë gjetur plagë me armë. Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por pranë trupit të viktimës nuk u gjet armë zjarri. 34-vjeçari, i cili punonte si bari në këtë zonë, u gjet i vdekur pranë fshatit Kopacez, nga banorët, të cilët lajmëruar dhe policinë. Kjo e fundit ka nisur hetimet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: