DELVINE– Një 67-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në Delvinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në fshatin Dhrovjan. Sipas të dhënave paraprake mësohet se një mjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga, e për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale P.V,, banues në fshatin Krongj.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: