DELVINË- Policia ka gjetur kartëmonedha false në një banesë në Delvinë. Mësohet se paratë false janë gjetur pas një kontrolli në banesën e 33-vjeçarit Altin Cunaj.

Sipas policisë bëhet fjalë për një sasi të madhe kartëmonedhash në euro dhe në lekë. Ndërkohë që në banesë janë gjetur edhe disa doza drogë të llojit heroinë. Policia po punon për kapjen e 33-vjeçarit Cunaj dhe i ka referuar materialet hetimore prokurorisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: