DELVINË- Një 52-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka dhunuar nënë e tij 78-vjeçare.

Burime nga policia e Qarkut Vlorë bënë me dije se Shkëlqim Ymeri, banues në Delvinë, nën efektin e pijeve alkoolike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij me iniciale Xh.Sh. Të njëjtat burime pohuan se Ymeri ka shkatërruar orenditë e shtëpisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: